Shefat Isufi e mbron titullin e botës, por kishte pakënaqësi nga kundërshtari

Boksieri shqiptar nga Kosova, Shefat Isufi, ka fituar pas 12 rundesh në përballje me boksierin argjentinaz, Hernan David Perez.

Isufi e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës për pesha të mesme, duke fituar me anë të pikëve.

Isufi e mposhti me pikë argjentinasin, Hernand David Perezin. Mirëpo, argjentinasi nuk ishte i kënaqur me rezultatin e gjyqtarëve, sepse sipas asaj që u pa gjatë meçit ai dukej më i përgatitur se Isufi.

Pas pak pritet të boksojë Robin Krasniqi.