SHBA tregoi edhe një herë vetën në ndihmë Kosovës. 110 kosovarët u sollën nga ushtria amerikane

Një natë më parë u bë e ditur se aeroplani që solli kosovarët nga kampet e Sirisë mbante një flamur amerikan në bisht. Por, BBC sonte njofton se aeroplani që ka sjelle gratë e fëmijët kosovarë i takon ushtrisë amerikane.

Kosova ka rikthyer 110 qytetarë të saj nga Siria, prej tyre 74 fëmijë, 32 gra dhe katër të luftëtarë të dyshuar xhihadistë.

Të gjithë këta siç raporton BBC mbërrin në Prishtinë me ndihmën e ushtrisë amerikane, transmeton Ballkani.info.

BBC citon edhe deklaratën e ministrit kosovar të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Këta qytetarë, gra dhe fëmijë kanë qenë viktima të papërgjegjësisë së personave, që për interesa çfarëdo qofshin i kanë shfrytëzuar duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre duke i lënë më pasoja të mëdha, në raste të caktuara edhe viktima. Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë dhe këta fëmijë nëpër zona të konfliktit e kanë vendin në shkolla për t’u edukuar mbi të ardhmën e tyre”, deklaroi ministri Tahiri.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sot ka përgëzuar institucionet e Republikës së Kosovës, për riatdhesimin e 110 kosovarëve të cilët kanë jetuar në Siri, 4 prej -të cilëve kanë luftuar krah ISIS-it.

Sipas tyre me këtë veprim Kosova po vendos një standard të ri për Koalicionin Global për të mposhtur ISIS’in.

Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Sirisë që nga viti 2012. 70 prej tyre u vranë duke luftuar krahas grupeve të ndryshme xhihadiste.

Ndërkohë sipas policisë, 30 luftëtarë kosovarë, 49 gra dhe 8 fëmijë mbeten ende në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. /Ballkani.info/