SHBA: Jemi afër pikut të pandemisë, statistika të frikshme të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi

Rritje e rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi në SHBA.

Janë shënuar të paktën 557.590 raste të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të paktën 22.109 persona kanë vdekur, sipas raportit të rasteve të Universitetit Johns Hopkins, raporton CNN.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara.

Wyoming është shteti i vetëm që nuk ka raportuar ende një vdekje nga koronavirus.