Shau me familje trajnerin e Dukagjinit, FFK merr këtë vendim për Armend Dallkun

Ndeshja e javës së 25’të mes Prishtinës dhe Dukagjinit u përcoll me përplasje mes akterve të dy skuadrave.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25’të në kampionatin kosovar, Prishtina arriti të shënoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 4-1.

Por, gjatë ndeshjes pati edhe ofendime nga trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, drejt trajnerit të Dukagjinit, Severin Elezajt, sipas këtij të fundit.

Po zhvillohej minuta e 67’të kur Prishtina rikthen epërsinë në 2-1 dhe trajneri i ‘bardhekaltërve’ nuk kursen as ofendimet ndaj homologut të tij nga Klina.

Pas kësaj, Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj tij, derisa të kompletohet lënda dhe të merret vendimi tjetër.

“ARMEND DALLKU; kryetrajner i KF “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara gjatë ndeshjes së javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DUKAGJINI, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare; sharje dhe fyerje gjatë ndeshjes drejtuar zyrtarëve të klubit mysafir në hapësirën teknike – bankinë). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore, kryetrajnerit Armend Dallku I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Armend Dallku lidhur me rastin. Afati datë 25.06.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)” – thuhet në njoftimin e FFK’së.