Sharjet zbusin dhembjen!

Shumica e njerëzve do të shajnë pas rrëzimit apo pas përplasjes mbi diçka – shkencëtarët mendojnë që kjo sjellje e pahijshme në mënyrë të efektshme e zbut dhembjen.

Hulumtuesit kanë vërejtur se sharjet janë sjellje të pazakonshme. Madje posaçërisht te njerëzit të cilët rëndom nuk kanë shprehi të shajnë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit gjithashtu kanë bërë një eksperiment me studentët. Ata është dashur t’i zhysnin duart në kovat me ujë të ftohtë dhe të shanin

Eksperimentin e kanë përsëritur, mirëpo këtë herë studentët kanë shqiptuar fjalë të zakonshme.

Rezultatet kanë treguar që studentët kanë mundur t’i mbajnë më gjatë duart të zhytura në ujë të ftohtë derisa kanë sharë, sesa kur kanë qenë duke shqiptuar fjalë të “rëndomta”.

Shkencëtarët konsiderojnë se në këtë mënyrë kanë dëshmuar që sharja shton tolerancën e dhembjes.

Këtë veprim ekspertët e sqarojnë me atë që sharja është formë e agresivitetit, posaçërisht nëse nuk është pjesë e fjalorit të përditshëm, andaj nxiten instinktet e përshtatshme për situata të rrezikshme, për ç’arsye shtohet toleranca e dhembjes.