Sulmuesi i Liverpoolit

Shaqiri tregon se sa çaja të rusit i pi në ditë

Sulmuesi shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka publikuar një foto interesante në instastory të Instagram të tij zyrtar.

Shaqiri shihet në këtë foto duke pirë çajin e rusit që është mjaft i popullarizuar në Kosovë.

Ai në mbishkrim ka shkruar me shaka gjoja se është çaji i 160-të që e ka pirë.

Shaqiri po kalon në një periudhë shumë të mirë deri më tani me skuadrën e Liverpooli, pasi në 18 paraqitje të tij në këtë stinor ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 3 asistime.