Lajmi i kësaj jave në futbollin europian, ishte padyshim shkarkimi i Jose Mourinhos nga stoli i Manchester United.

Ai që i dha një dorë drejt shkarkimit, ishte futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri i cili me dy golat e tij i shkaktoi humbjen e fundit duke bërë që drejtuesve t’u sosej durimi.

Ky i fundit, gjatë një interviste për “The Guardian”, ka thënë se pas shkarkimit të Mourinhos, ka marr shumë mesazhe të çuditshme.

Ai tregoi:

“Mora shumë mesazhe pozitive pas ndeshjes, por më vonë, kur u dha lajmi për Mourinhon, mora një mesazh: Ti je fajtori! Megjithatë, nuk mendoj United e pushoi Mourinhon se e mundëm ne”.