Sulmuesi nga Zhegra

Shaqiri titullar për Liverpoolin ndaj Newcastle United

Anësori kosovar Xherdan Shaqiri është titullar në formacionin e Liverpoolit për takimin e javës së 19-të të Premierligës ndaj Newcastle Unitedit, me të kuqtë që synojnë ta ruajnë ecurinë e përkryer pa humbje në ligë.

Liverpooli i Jurgen Kloppit është në një ecuri prej shtatë fitoreve rresht dhe do të kërkojë ta zgjasë atë sonte në takimin që nis në orën 16:00 ndaj Newcastle.

Të kuqtë i kanë pranuar vetëm dy gola në 13 ndeshjet e fundit në shtëpi në Premierligë dhe janë të pamposhtur ndaj Newcastle në shtëpi që prej vitit 1994.

Liverpooli, që është në kërkim të titullit të parë në ligë që prej vitit 1990, është duke e bërë sezonin e saj më të mirë deri tani ndonjëherë.