Shaqiri thotë se nuk pendohet për asnjë sekondë që i është bashkuar Liverpoolit

Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk pendohet për asnjë sekondë që i është bashkuar Liverpoolit, duke këmbëngulur se fitimi i Ligës së Kampionëve me të kuqtë dëshmon se ai ka triumfuar pasi njerëzit e quajtën dështak pas rënies nga Premierliga me Stoke City.

Pasi iu bashkua Liverpoolit për rreth 15 milionë euro verën e 2018-es, anësori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës u kritikua për mungesë profesionalizmi në Stoke nga një numër personalitetesh së futbollit, përfshirë ish bashkëlojtarin Charlie Adam.

Por, ish ylli i Bayern Munich dhe Inter, e përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi i tretë më i mirë i Liverpoolit dhe e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të dytë në karrierë.

“Unë kam triumfuar”, ka thënë Shaqiri për Schweizer Illustrierte.

“Nuk jam penduar për kalimin në Liverpool për asnjë sekondë. Shumë persona më kanë quajtur të dështuar në Stoke, por kush mund të thotë se nga rënie nga liga e ka fituar Ligën e Kampionëve?”, shtoi ai.

“Unë e di çfarë mundem dhe se përshtatem me futbollin anglez. E kam merituar kontratën me Liverpoolin pas paraqitjeve për Stoke. Është thjesht një hap para në karrierën time, ku të gjithë do të donin të luanin”, theksoi Shaqiri.

loading…