Shaqiri rikthehet te Liverpooli, hyn në lojë në minutën e 83-të

Xherdan Shaqiri më në fund është rikthyer në fushën e gjelbër, dhe atë në derbin e sotëm ndaj Arsenalit.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 83 të takimit, ku e zëvendësoi mesfushorin holandez, Wijnaldum.

Shaqiri ka pasur probleme me lëndime, dhe kjo është ndeshja e tij e parë që nga janari.