Shaqiri rikthehet në kombëtaren e Zvicrës?

Të mërkurën, Vladimir Petkoviç udhëtoi me drejtorin e Kombëtares zvicrane, Pierluigi Tami për në Angli. Misioni i tij ishte të pajtohej me Xherdan Shaqirin.

Futbollisti i Liverpoolit anashkaloi ftesën e Zvicrës për ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 kundër Irlandës dhe Gjibraltarit në fillim të shtatorit sepse donte të përqëndrohej në klubin e tij.

Arsyeja e mungesës së yllit nga Gjilani ishin dallimet personale me Petkoviç. Trajneri i Zvicrës pranoi në intervistën e fundit se marrëdhënia e tyre ishte e tendosur, duke thënë: “Marrëdhënia jonë mund të ishte shumë më e mirë.”

Me sa duket, raporti i të dyve që nga e mërkura në mbrëmje është përmirësuar shumë.

Sipas “Blick”, takimi i Petkoviç me Shaqirin me sa duket ka dhënë frytet e tij. Të dy duket se kanë diskutuar problemet e tyre. Thuhet se Xherdani ka pranuar që të rikthehet përsëri me ekipin Kombëtar.

Në fitoren 4-3 të Liverpoolit kundër Salzburgut të mërkurën në Champions League, Shaqiri mungoi për shkak të problemeve me lëndim.

loading…