Shaqiri nga minuta e parë në derbin e Liverpoolit, formacionet zyrtare

Në stadiumin Anfield, sot nga ora 17:15 do të zhvillohet derbi lokal, mes Liverpoolit dhe Evertonit. Në këtë ndeshje, mesfushori me origjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, do të luajë qysh nga minuta e parë.
Liverpooli nuk është mposhtur në asnjë nga 17 derbit e fundit kundër Evertonit dhe do të tentojë ta vazhdojë edhe më tutje këtë rekord, në mënyrë që të mos mbeten shumë larg Manchester Cityt, që radhitet në pozitën e parë në tabelën e Premierligës, shkruan Gazeta Express.

Liverpooli ka treguar formë më të mirë se rivalët e tyre të qytetit në këto 13 xhiro të Premierligës të zhvilluara deri më tani. Skuadra e Kloppit ka gjithsej 11 pikë më shumë se skuadra e Marco Silvës.

Liverpooli e ka mbrojtjen shumë më të mirë se Evertoni këtë sezon, ata kanë pranuar vetëm katër gola, ndërsa Evertoni i ka pranuar gjithsej 15. Për më tepër, Liverpooli i ka shënuar 26 gola këtë sezon, gjashtë më shumë se Evertoni.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Liverpool:

Everton: