Sulmuesi i Liverpoolit

Shaqiri kundër Guardiolës që e përzuri nga Bayerni, statistikat sa ishin së bashku në Bundesliga

Xherdan Shaqiri për herë të parë do të përballet sonte me ish-trajnerin, njeriun që e përzuri nga Bayern Munich, Pep Guardiola.

Shaqa ishte pjesë e Bayernit në vitin 2013 kur Pep Guardiola mori drejtimin e Bayern Munichut. Në sezonin 2012/13, Shaqiri zhvilloi një edicion të mirë me Jupp Heynckes, duke shënuar 8 gola në 39 paraqitje, një në Champions League, trofe që e rrëmbeu shqiptari me shokë.

Por, me ardhjen e Guardiolës në vitin 2013, minutat u reduktuan për Shaqirin. Në sezonin e parë me ish-trajnerin e Barcelonës, Shaqa luajti 12 ndeshje më pak se me Heynckes, shumica prej tyre i ardhur nga stoli, teksa realizoi 7 gola.

Kurse në sezonin e dytë, Guaridola ia bëri të qartë Shaqirit se nuk bën pjesë në planet e tij, kështu ai bëri vetëm 15 paraqitje dhe shënoi dy gola deri në janar të vitit 2015, duke u transferuar në Inter, aty ku qëndroi vetëm disa muaj dhe më pas shkoi te Stoke City në Angli.

Shaqa dhe Guardiola nuk kanë pasur asnjëherë raporte të mira, andaj sot shqiptari do të tentojë të japë më të mirën kundër ekipit të Pepit, qoftë nëse është titullar, apo nëse luan nga stoli.

Ai ka kontribuar deri më tani me 6 gola dhe 3 asiste, ndeshja më e mirë me fanellën e Liverpoolit llogaritet ajo ndaj Manchester Unitedit ku realizoi 2 gola pasi erdhi nga stoli, për t’ia siguruar fitoren 3-1 “Redsave”.