Fubollisti nga Zhegra

Shaqiri: Klopp dëshiron gjithmonë maksimumin nga lojtarët

Xherdan Shaqiri i ka dhënë të drejtë trajnerit Jurgen Klopp për pakënaqësinë e shprehur në sfidën ndaj Huddersfieldit në fundjavë.

Ish lojtari i Interit e ka pranuar se performanca e “The Reds” i ka dhënë arsye trajnerit gjerman që të bërtas teksa ka theksuar se duhet të përmirësohen në aspektin ofensiv.

“Ai kërkon gjithmonë më të mirën nga ju. Klopp është shumë emocional, nëse sheh që diçka nuk është në 100% normalisht se do të bërtas. Nuk ishte gjithçka perfekte ashtu siç e kërkon ai, në fund fituam por na duhet ta analizojmë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë jo”, tha Shaqiri.

Liverpooli takohet me Crvena Zvezdën të martën në Beograd për sfidën e xhirosë së tretë në fazën e grupeve të Champions League, ndërsa Shaqiri kërkon nga bashkëlojtarët e tij të jenë më efektivë para portës.