Futbollisti kosovar e ka bërë një postim në Instastory, ku është lutur për Gjilanin, pas aksidentit të djeshëm.

Gjilani u godit dje nga një aksident i rëndë, i cili ia mori jetën një personi dhe disa të tjerë u lënduan, pasi një kamion e humbi kontrollin dhe u përplas me automjete të tjera.

Dhimbjes së madhe të gjilanasve iu shtua edhe futbollisti Xherdan Shaqiri, i cili ka prejardhje nga fshati Zhegër i Gjilanit.

Ylli kosovar i futbollit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, respektivisht në Instastory, ku është lutur për Gjilanin dhe qytetarët që e pësuan keq nga aksidenti i tmerrshëm.

Shaqiri është rritur në Zvicër por asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se është shqiptar nga Kosova.

Andaj, ai e bashkëndier çdo të mirë ose të keqe që ndodh në vendin e prindërve të tij.