Sulmuesi shqiptar

Shaqiri: Është vetëm fillimi

Xherdan Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpoolit ka deklaruar se ky është vetëm fillimi i sezonit dhe është optimistë.

Mesfushori shqiptar është duke kaluar në një formë të shkëlqyer me “The Reds”, derisa të shtunën shënoi golin e tij të parë në Premier League për klubin nga “Anfield Road”, në fitoren prej 4-1 ndaj Cardiffit.

“Është shumë mirë të jem këtu. Kemi një ekip shumë të mirë dhe duam të jemi të suksesshëm. Kur luajmë kështu mund të jemi të suksesshëm, dhe ky duhet të jetë qëllimi ynë. Jemi në rrugë të mirë por duhet të vazhdojmë kështu. Ky është vetëm fillimi i sezonit dhe kemi shumë ndeshje në vazhdim, por jemi duke shkuar mbarë”, ka thënë Shaqiri.

Pas dhjetë xhirove në Premier League skuadra e Jurgen Kloppit është lider me 26 pikë.