Shaqiri e Januzaj urojnë përvjetorin e pavarësisë (FOTO)

Dy yjet shqiptare të futbollit, Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj, kanë uruar për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Të dy shfrytëzuan rrjetet sociale për urimet e tyre.

Ylli i Liverpoolit, Shaqiri, në Insta Story publikoi një fotografi ku urohet me fjalët “Kosova, nder dhe detyrë”, ndërsa ai i Real Sociedadit, Januzaj, kombinoi numrin 11 me fanellën e tij dhe flamurin e Kosovës.