Xherdan Shaqiri zbuloi se ka dëgjuar tifozët e Cërvena Zvezdës ta kenë fyer me nënë, në ndeshjen e parë me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

“Dëgjova se po shanin nënën derisa isha në terren. Babai im ishte në stadium dhe e dëgjoi atë,” tha ai.

Futbollisti i Liverpoolit nuk ishte pjesë e ekipit në ndeshjen e kthimit në Beograd.

Shaqiri ka arritur këtë vit në Liverpul nga Stoke City për 15 milionë euro.