Shaqiri asiston në barazimin e Lyonit

Lyoni ka dështuar të fitoj të dielën në udhëtim te Bordeaux, duke luajtur baras, 2:2.

Lyoni kishte dy herë epërsinë në këtë takim por nuk arriti ta ruajë, duke marr vetëm një pikë.

Jason Denayer kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 29-të. Asistoi Xherdan Shaqiri.

Vendasit barazuan pas autogolit të shënuar nga Malo Gusto. Thiago Mendes riktheu epërsinë e Lyonit në minutën e 41-të.

Një pikë në këtë takim nikoqirëve ia siguroi Alberth Elis që barazoi në 2:2 në minutën e 58-të.

Shaqiri luajti 66 minuta në këtë përballje.

Lyoni me këtë barazim është në vendin e 12-të me 23 pikë, derisa Bordeaux është në pozitën e 17-të me 14 pikë.