Shanset e Kosovës për “Euro 2020”, flet Hekuran Kryeziu

Ylli i Kosovës, Hekuran Kryeziu, flet për gjasat e Kosovës për ta arritur Kampionatin Evropian.

Ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar dhe suksesi i Kosovës në Ligën e Kombeve e kanë bërë të lumtur njërin prej futbollistëve kyç të saj, Hekuran Kryeziu.

“Truri” i skuadrës verdh e kaltër e ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën e madhe zvicerane, “Blick”, gjatë së cilës ka folur edhe për shtetin që e përfaqëson. Këtë e ka bërë nga Turqia, ku Kryeziu po e zhvillon një fazë përgatitore me ekipin e tij zviceran, Zurich.

Mesfushori 25-vjeçar ka theksuar se ndihet shumë i lumtur në skuadrën “Dardane”, me të cilën ndihet edhe i suksesshëm, për shkak se Kosova para vetes i ka dy mundësi për kualifikim në “Euro 2020”: përmes kualifikimeve dhe përmes “Play-Off-it” të Ligës së Kombeve, ku Kosova ka arritur duke njërin prej katër grupeve të Ligës D. “Kualifikimi në Evropian? Synim shumë i vështirë, por jo i paarritshëm”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai është pyetur edhe për përzgjedhësin e Kosovës, zviceranin Bernard Challandes, të cilin e ka komplimentuar ylli kosovar. “Eshtë një trajner shumë i mirë prej të cilit mund të mësojmë shumë”, është shprehur ai.

Kryeziu është njëri prej futbollistëve kryesorë të Kosovës. Pozicioni i tij në qendër të mesfushës i bënë shumë të varura prej tij lojërat dhe rezultatet e Kosovës.