Shala: Synimi ynë, qasja e mundësive dhe gjasave të barabarta në të mirat që ofron pushteti lokal dhe barazia para ligjit

Ardian Shala, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Suharekës sot ka vizituar fshatin Nepërbisht, së bashku me kandidaten për asamble, znj. Qëndresa Shala, transmeton Ballkani.info.

Shala në takim me qytetarët ka treguar se qasja e mundësive dhe gjasave të barabarta në të mirat që ofron pushteti lokal dhe barazia para ligjit, mbetet synimi i tij.

“Në takim me qytetarët, kam theksuar se qeverisja e mirë po vjen me LDK-në, qasja e mundësive dhe gjasave të barabarta në të mirat që ofron pushteti lokal dhe barazia para ligjit”, ka shkruar Shala.