Shala: Suhareka ka rini të gatshme të shpreh idetë inovative, sepse janë të ndershëm dhe plotë vullnet, duke pasur shembuj të shumtë si profesorët tanë

Ardian Shala, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Suharekës përmes një postimi në facebook bëri të ditur se sot ishte në takim me dy profesorët, Prof. Dr. Fevzi Berisha dhe Prof. Dr. Ruzhdi Kuqi.

Ai u shpreh se ndihet i nderuar, shkruan Ballkani.info.

“Ndjehem i bekuar të jem pranë mendjeve të ndritura, profesorët dhe intelektualët e Suharekës, të cilët u gjenden pranë popullit të vet në çdo etapë të zhvillimit dhe fuqizimit të shtetit dhe Suharekës”, tha ai.

“Profesorët e nderuar, Prof. Dr. Fevzi Berisha dhe Prof. Dr. Ruzhdi Kuqi, do të jenë emra që do ta shoqërojnë çdo sukses të qeverisjes tonë efikase, transparente dhe llogaridhënëse”, vazhdoi Ardian Shala.

Postimi i plotë: