Shala përkujton babain: Po vazhdoj me kokën lartë në rrugën tënde të shërbimit dhe atdhedashurisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e ka përkujtuar babain e tij në njëvjetorin e vdekjes.

Përkujtimi i plotë:

Sot po bëhen 1 vit pa ty Babë !!!
E rëndë të shkruaj për ty!
Babë, po më mungon dashuria, po më mungon ngrohtësia jote! Babë po më mungojnë këshillat e tua!
Atdhedashuria, Besnikëria, Mirësjellja dhe Tradita e punës janë traseja të cilën ti na e krijove e ne po e vazhdojmë!
Krenar që të pata, po vazhdoj me kokën lartë në rrugën tënde të shërbimit dhe atdhedashurisë!!!

Pusho i qetë në përjetësi BABË !!!

loading…