Shala para ndeshjes me Çekinë: Jemi të bashkuar, kemi vetëm një qëllim

Herolind Shala ka konfirmuar se Kombëtarja e Kosovës është shumë e bashkuar, dhe kërkon kualifikimin në Euro 2020.

‘Dardanët’ me fillim nga ora 20:45, do të përballen me Çekinë në Plzen, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Herolind Shala, i cili pritet të mungojë në këtë sfidë, ka dhënë një mesazh të fuqishëm para ndeshjes.

Ai ka thënë se dita e enjte është vendimtare për Kosovën, duke thënë se të gjithë janë të bashkuar dhe kanë një qëllim.

“Dita e ndeshjes vendimtare, jemi të bashkuar, futbollistë, staf, federatë e tifozë. Të gjithë e kemi qëllimin e njejtë, ta dërgojmë Kosovën tonë në evropian”, ka shkruar Shala në Facebook.

loading…