Shala: Me mendje tek Azerbajxhani, na duhet përkrahja e tifozëve për ta vazhduar ëndrrën

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është shumë i kënaqur me fitoren e thellë ndaj Maltës në udhëtim.

Megjithatë thotë se tani ekipi mendon për ndeshjen vendimtare, atë ndaj Azerbajxhanit, dhe kërkon përkrahjen e tifozëve për ta vazhduar ëndrrën.

“Çfarë fitore e bukur. Jemi të parët në grup, por tani me mendje për Azerbajxhanin. Na duhet përkrahja e tifozëve për ta vazhduar ëndrrën”, ka shkruar Shala në Facebook.

Kosova sot shënoi fitore prej 0-5 në udhëtim te Malta për ta mbajtur primatin e Grupit 3.