Shala me kritika të ashpëra për Muratin: Thotë së Qeveria ndan mëditje për agjencionin që premtoi ta shuante

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar ashpër Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, pasi ky i fundit me vendim të veçantë i ka ndarë AKP-së,  757 mijë e 802 euro për mëditje për muajin Nëntor- Dhjetor të vitit 2022.

Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ia ka kujtuar shefit të kacës së shtetit  premtimin  e fushatës së  kryeministrit Albin Kurtit për shuarjen e AKP-së.

“Në vitin kur të gjithë ne pritnim shuarjen e AKP-së, Qeveria dhe bordi i AKP-së kishin nxjerrur rregullore të re dhe kishin miratuar vendimin për uljen e pagave. E vërteta del që AKP gjatë tërë vitit 2022 kanë realizuar pagat e njejta, pa i zbritur ato fare”, ka shkruar Shala.

Ai madje ka akuzuar Muratin se në mënyrë të fshehur ka mbuluar vendimin e kontestuar për uljen e  pagave për punëtorët e AKP-së.

“Si rezultat i lojrave propagandistike, për dy muajt e fundit, heshturazi, AKP dhe Hekuran Murati ishin dakorduar që ky i fundit të ndajë edhe 757.802 euro, për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve i nxjerrur nga Bordi i AKP-së”.

Tutje thotë se Bordi i AKP-së po vazhdon shitjen e aseteve pa ndryshuar asgjë nga praktikat e kaluara.

“Bordi i AKP-së po vazhdon shitjen e aseteve nacionale, me të njejtën metodologji, me të njejtën praktikë, pa ndryshuar asgjë nga praktikat e kaluara”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: