Përfaqësuesi i Kosovës, Herolind Shala është shprehur i lumtur që është rikthyer përsëri në fushën e blertë.
Shala i mungoi Kosovës në dy ndeshjet e fundit për kualifikim në Kampionatin Evropian të futbollit, pas një lëndimi muskulor.
27-vjeçari u rikthye në stërvitje të mërkurën, rreth tri javë pasi u lëndua gjatë një takimi me skuadrën e tij Valerengan. Mesfushori kosovar u rikthye pas tri javësh mungesë, gjë për të cilën është i lumtur.
“Jam i lumtur që jam rikthyer ta bëj atë që e dua më së shumti”, ka shkruar Shala pranë një fotografie të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në vend të Shalës, në mesfushën e Kosovës krahas Besar Halimit luajti Idriz Voca.







