Deputeti i LDK-së Kujtim Shala thotë se Vetëvendosje prishi marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK’në në momentin kur Albin Kurti shkarkoi Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Sipas Shalës, i cili është i ftuar në emisionin Pressing në T7, cilido ministër i LDK’së që do të shkarkohej në atë mënyrë, veprimet pasuese të LDK’së do të ishin të njëjta.

“Cilido nga ministrat që do të shkarkohej, kjo do të ndodhte”, tha Shala.

“E bëmë koalicionin me VV’në por nuk funksionoi”, tha Shala.