Shala ia siguron tri pikë Trepçës ’89, fundoset Arbëria

Goli i sulmuesit të krahut, Adenis Shala, ia ka siguruar pikët e plota Trepçës ’89.

Në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit kosovar, mitrovicasit fituan me rezultatin 1:0 në udhëtim te Arbëria. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra nikoqire në këtë ndeshje, Arbëria, pati mundësi që t’i barazonte shifrat në minutën e 76-të, por sulmuesi Marclei e humbi penalltinë duke gjuajtur jashtë kornizës së portës.

Me këtë fitore, Trepça ’89 kalon në pozitën e pestë me 35 pikë, ndërsa Arbëria mbetet në vendin e parafundit në tabelë, me 27 pikë, tri më pak se vendi që dërgon në barazh.