Ferat Shala, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka takuar Hazir Thaçin nga Carralluka e Malishevës, veteranin e tri luftërave çlirimtare.

Shala ka thënë se Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës, në të cilën pushka e lirisë pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969.

“Me Hazir Thaçin – veteranin i tri luftërave çlirimtare, njeriun që në trup ka shumë plagë që i ka marrë në betejat e shumta të luftës për liri.  Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës. Pushka e lirisë në familjen Thaçi pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969, kur babai i Hazirit, Muharrem Thaqi, me aktin e tij trimëror, i bëri jehonë të madhe shkeljes së të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavinë komuniste.  Hazir Thaqi bënë pjesë në grupin e heronjve të gjallë të luftës. Krenaria dhe trimëria prej luftëtari, e bëjnë këtë burrë të respektueshëm prej të gjithëve”, ka shkruar ai.