Shakira nis përgatitjet për performancën në MTV Video Music Awards, publikon imazhe nga akrobacitë në prapaskenë

Shakira tregoi fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm teksa po bënte prova për performancën e saj në MTV Video Music Awards 2023 që do të mbahet të martën – ku ajo do të nderohet me çmimin ‘Michael Jackson Vanguard’.

Këngëtarja kolumbiane, 46 vjeçe, ndau me ndjekësit një sërë fotografish nga prapaskenat e performancës në Instagramin e saj, duke përfshirë një ku ajo pozoi me këmbët pas kokës, shkruan DailyMail.

Shakira ishte veshur me tuta të zeza dhe të ngushta, së bashku me jastëkët e gjurit, për seancën ndërsa praktikonte lëvizjet e saj në një studio të madhe kërcimi.

Interpretuesja e hitit “Hips Don’t Lie” mund të shihej duke u përpëlitur në dysheme në pozicione të shumta përpara se të kapte një kitarë argjendi dhe të merrte mikrofonin.

Ajo shkroi në mbishkrimin e këtyre fotografive: “Merreni me mend se nga cila këngë është kjo pozë? Mezi pres për të martën”.

MTV VMA 2023 do të mbahrt sivjet në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey më 12 shtator.

“Shakira është një forcë e vërtetë globale që vazhdon të frymëzojë dhe të influencojë masat me aftësinë e saj unike muzikore”, tha Bruce Gilmer, prezantuesi i muzikës në Paramount në një deklaratë për shtyp.

“Ajo është një pioniere për gratë anembanë botës dhe një nga artistet e para që udhëheq globalizimin e muzikës latine”, vazhdoi ai.

“Ndikimi i saj masiv në peizazhin muzikor do të jetë i gjatë ndërsa ajo vazhdon të krijojë dhe argëtojë publikun në nivelin më të lartë”, përfundoi ai.

Shakira debutoi në skenën muzikore në fillim të viteve 1990 dhe ka publikuar një sërë videosh muzikore hit – dhe elektrike gjatë viteve, duke përfshirë “Hips Don’t Lie”, “Waka Wak”a (Kolona zanore e Botërorit në Afrikë), “Chantajem La Bicicleta”, “La La La” (Brazil 2014) dhe “Pero Fiel”, të cilat kanë më shumë se një miliard shikime në YouTube.

Fituesit e kaluar të çmimit ‘Video Vanguard’ përfshijnë emrat: David Bowie, Madonna, Janet Jackson, Beyonce, Justin Timberlake, Jennifer Lopez dhe Pink.

Shakira është artistja e parë e Amerikës së Jugut që merr në shtëpi çmimin ‘Video Vanguard’.

Këngëtarja e hitit “Whenever, Wherever” fitoi çmimin e saj të parë MTV VMA për “Oios Asi” në kategorinë e Zgjedhjes Ndërkombëtare të Shikuesit.

Gjithashtu në MTV Video Music Awards këtë vit do të performojnë: Demi Lovato, Karol G, Måneskin dhe Stray Kids.

Të nominuara për çmime janë edhe dy shqiptaret: Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua është nominuar për çmimet “Kënga më e mirë pop”, “Kënga më e mirë e verës” dhe “Koreografia më e mirë” për këngën dhe klipin “Danve The Night”.

Gjersa Bebe Rexha konkurron për të marrë çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm me David Guettan, “I’m Good (Blue)”.