Kandidati për deputet me numër 57 nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Shaip Kadriaj, po vazhdon aktivitetet e tij në diasporë, përmes takimeve të shumta me bashkatdhetarë në Zvicër.

Së bashku me bashkëpunëtorët e tij Artanin dhe Visarin, Kadriaj ka zhvilluar takime falënderuese me nëndegët e Lozanës, Fribourgut dhe Bernës, ku është diskutuar mbi angazhimin dhe mobilizimin e mërgatës.

Ai ka shprehur mirënjohje për aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët për, siç tha ai, punën dhe kontributin e madh në mbështetje të organizimit politik në diasporë.

“Forca jonë jeni ju ata që çdo ditë angazhohen për një Kosovë më të mirë”, ka theksuar Kadriaj, duke vlerësuar rolin e mërgatës në proceset politike në vend.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje për unitet dhe mobilizim të mëtejmë, duke theksuar se “ka ardhur koha t’i themi bashkë: STOP KRIZËS!”.