Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaip Kadriaj, me numër 57, së bashku me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kandidatë tjerë, kanë takuar qytetarë në Suharekë, ku kanë diskutuar për vizionin e tyre për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Gjatë takimit, Kadriaj theksoi se mbështetja dhe besimi i qytetarëve janë baza për ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë dhe më të drejtë për Kosovën.

“Në zemër të Suharekës, bashkë me qytetarët, po ndërtojmë besimin për një të ardhme më të fortë dhe më të drejtë për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Sipas Kadriajt, Kosova ka nevojë për unitet, punë dhe vendosmëri për t’i kthyer premtimet në rezultate konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e familjeve.

Ai vlerësoi se me udhëheqjen e Bedri Hamzës dhe programin e PDK-së, ekziston potenciali për të sjellë zhvillim ekonomik, më shumë mundësi për të rinjtë dhe një perspektivë më të mirë për qytetarët.

“Ky është momenti për unitet, punë dhe vendosmëri që ndryshimi të mos mbetet vetëm premtim, por të kthehet në realitet për çdo familje”, është shprehur Kadriaj.

Takimi në Suharekë u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të PDK-së për prezantimin e programit dhe kandidatëve para qytetarëve.