Shahini: Opozita duhet t’i rrotulloj maunet me blloka nga Serbia, siç dikur vepronte Vetëvendosje

Për heqjen e taksës ndaj blloqeve të ndërtimit të importuar nga Serbia ka kundërshtuar edhe Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

”Prodhuesi vendor do të përballet me konkurrencë të ashpër me Serbinë”, ka thënë Shahini në një intervistë për Info Magazine.

Sipas tij, taksa do duhej të vazhdon por për këtë nevojitet vullnet politik për t’iu kundërvënë Serbisë por qeveria po del kundër parimeve të veta të fushatës për prodhimet vendore.

”Konsumatorët nuk do të marrin shërbim më të lirë për shkak të heqjes së taksës. Prodhuesi serb është fuqizuar të jetë më tepër në tregun e Kosovës edhe pse ne kemi prodhues të blloqeve të argjilës ndonëse të vegjël”.

Shahini ka shtuar se klima ekonomike dhe biznesore është më e përshtatshme në Serbi se në Kosovë pasi kanë fonde për ekonomi si rimëkëmbje e subvencione.

Ndërsa Kosova ka edhe interes të madh nga bankat gjë që e bën vendin më pak prezent në këtë fushë të ndërtimtarisë.

”Opozita duhet te dal t’i rrotulloj maunat njëlloj si vepronte Vetëvendosje kur ishte në opozitë”.

Tutje ka thënë se prodhuesit nuk mund ta besojnë që qeveria ka bërë hap të tillë, e po presin të shfuqizohet shpejtë ky vendim.