Sfida e Ballkani kundër Sivassporit do të transmetohet direkt në këtë kanal televiziv

Ballkani sonte e zhvillon ndeshjen e katërt në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Sivassporit të Turqisë.

Ballafaqimi i Grupit G në Ligën e Konferencës luhet nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” i cili pritet të jetë i stërmbushur.

Sfida ndërmjet Ballkanit dhe Sivassporit do të transmetohet direkt në kanalin televiziv Art Sport 1.

Futbollistët e trajnerit Ilir Daja synojnë fitoren e dytë në Ligën e Konferencës, pikërisht ndaj ekipit turk të cilin e mposhti 3:4 në takimin e javës së kaluar në udhëtim.

Ballkani zë vendin e parë me katër pikë, aq sa kanë edhe Sivasspori, Slavia Praga dhe Cluji, por që suharekasit kanë goldallim më të mirë./