Angli

“Sezoni i turpit”, në Angli të shqetësuar nga dhuna në futboll

Historia natyrisht ka nisur shumë dekada më parë, por ishte harruar. Anglia në vitet ‘70-të e ‘80-të njihej në botë jo vetëm për “Beatles”, dhe jo vetëm si shpikëse e futbollit, por edhe si foleja e huliganizmit.

Pas tmerreve të ultrasve të Milwall, West Ham, Manchester United e deri tek tragjedia e “Heysel” nga tifozët e Liverpool, erdhi një periudhë e gjatë qetësie, që duket se po përfundon, mirëpo për fat të keq, nuk qenka kështu.

Mjaftoi që situata të dilte jashtë kontrollit në ndeshjen e Kupës mes West Bromwich Albion dhe Wolverhampton fundjavën që kaloi, që frika të kthehej e plotë. Përleshjet ishin të ashpra, nuk mungoi gjaku, ndërsa njëri nga futbollistët vrapoi në tribunë për të shpëtuar dy fëmijët e tij.

Më herët, në korrik të vitit të kaluar, në mënyrë të pabesueshme disa tifozë me fytyra të maskuara hynë në fushë hipur në makina, në një miqësore të niveleve amatore.

Në gusht, pati grushta në përballjen, Chesterfield-Oldham, fishekzjarrë dhe tifozë në fushë, ndërsa u tërhoq zvarrë portieri i vendasve, pas golit të barazimit.

Përveç racizmit e homofobisë, pati edhe përpjekje të tifozëve për të hyrë në fushë në Crewe Alexandria-Notts County, pas një penalltie në minutën e 98’-të.

Mediat britanike kanë vënë alarmin se situata po kthehet si në vitet ’80-të, ndërsa bordi i Premier League i ka premtuar policisë t’i paguajë 7 milionë paundë për të lejuar që ndeshje me nivel të lartë rreziku të luhen në orare të vona, për arsye televizive. /Ballkani.info