Sërish tërmet në Turqi

Turqia është lëkundur sërish mbrëmjen e sotme nga një tjetër lëkundje sizmike. epiqendra e këtij tërmeti raportohet te ketë qenë në provincën Elazığ. Tërmeti me magnitudë 3.7 ballë u regjistrua në 23:08 me orën lokale turke.

Ndërkohë paraditen e sotme një tërmet me madhësi 5,3 ballë ka goditur provincën Elazığ të Turqisë.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmet ka ndodhur në ora 09:37 sipas kohës lokale me epiqendër në Elazığ, 15,94 kilometra nën sipërfaqe.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, tha se deri më tani nuk është identifikuar ndonjë situatë negative si pasojë e tërmetit dhe se “të gjitha ekipet po kryejnë aktivitetet e nevojshme vrojtuese në terren”.