Sërish tërmet në Shqipëri

Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 08:24 në Shqipëri.

Sipas mediave atje, mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra ka qenë 29 km nga qyteti i Durrës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 2 km.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë dhe Lushnjen.