Serie A pritet të jetë destinacioni i ri për Ardian Ismajlin

Ardian Ismajli është mbrojtësi që ka fituar zemrën e të gjithë tifozëve me paraqitjen e bërë te Kombëtarja.

Vendin do ta merrte në formacion që në ndeshjen debutuese, për t’u mos ulur më në stol.

Në mediat italiane raportojnë se shumë skautë kanë shkuar për të parë Ismajlin.

Mbrojtësi shqiptar ka interesimin e klubeve si Bolonga apo Atalanta.

Mësohet se ka edhe tre klube të tjera që kërkojnë nga Seria A shërbimet e këtij futbollisti.

Emrat nuk bëhen ende të ditur, por mbi të gjitha janë vetëm në fazën e interesimit.

Pra, për momentin nuk kemi ende një fazë të avancuar të bisedimeve, ndërsa në janar pritet edhe lëvizja e madhe.

loading…