Serie A ndodhet në kolaps pasi koronavirusi ka përfshirë me të madhe Italinë. Shteti është në gjendje emergjente dhe gjëja e fundit që po mendohet aktualisht është futbolli.
Por, drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit kanë filluar të mendojnë për alternativat në rast se virusi nuk gjen ilaçin.
Hipoteza më e mundshme është që kampioni të caktohet në bazë të Play Off-it. Katër skuadrat e para në rënditjen tabelare do të luanin mes vete pa tifozë për të përcaktuar kampionin e ri.
Juventus, Lazio, Inter e Atalanta do të duheshin të përballeshin mes vete brenda pak ditëve për të mësuar emrin e kampionit emergjent në Serie A.
Tabela aktuale do të ishte përcaktuese për skuadrat që kualifikohen në Europa League dhe për ato që largohen nga liga.







