Sergio Ramos rezulton pozitiv për COVID-19, mungon ndaj Liverpoolit

Ylli i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, pak para ndeshjes së kthimit në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Liverpoolit.

Mbrojtësi mungoi në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit, por ekipi i Zinedine Zidanet ia arriti të merrte fitoren 3:!.

Reali të mërkurën luan në Anfield, dhe sërish pa Ramosin, që pas shumë lëndimeve tash mungon për shkak të virusit.

35-vjeçari tani është i detyruar të rrijë i izoluar për 10 ditë, sipas protokolleve, dhe s’do të lejohet të kthehet në fushë pa rezultuar negativ në testi.

Pos ndeshjes me Liverpoolin, Ramosi do të mungojë edhe për ndeshjet ndaj Getafes e Cadizit në ligë.