“Sergio Ramos nuk është mbrojtës qendror, është ai që dëshiron”, – tha Luis Enrique të dielën, në pushimin e ndeshjes Espanyol-Real Madrid, pasi e pa nga afër golin e 14-të të kapitenit të bardhë për këtë sezon.

Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë një rrugë të qartë vërshimi të golave të Ramos.

I “katapultuar” si sulmues, duhet të thuhet se qendërmbrojtësi ka më shumë gola se gjashtë sulmues të mëdhenj të futbollit europian.

Ramos tashmë ka shënuar 14 gola, këtë sezon: 10 me Real Madridin dhe 4 me ekipin kombëtar. Një shifër me të cilën nuk mund të mburret Higuain (8 gola), Morata (9), Falcao (11), Firmino (12), Dzeko (12) ose Lukaku (13).

Përveç 8 golave të shënuar nga pika e penalltisë, gjashtë të tjerë kanë ardhur nga goditjet me kokë.

Nga 10 gola me Real Madridin, pesë prej tyre janë shënuar në La Liga, tre në Kupën e Mbretit, një në
Superkupën Europiane dhe një tjetër në Botërorin e Klubeve.