“Sergio Ramos është i hutuar, s’do të gjejë askund më mirë se në Madrid”

Hugo Gatti, legjenda e Argjentinës, që ka luajtur për shumë klube, veçuar River Platen dhe Boca Juniorsin, ka këshilluar Sergio Ramosin që të mos lëvizë nga ‘Santiago Bernabeu’.

Ramos është në vitin e fundit të kontratës me Los Blancos dhe tani për tani, nuk po arrin të merret vesh me Real Madridin për rinovimin e saj.

Raportohet se Reali i ka ofruar kontratë 1-vjeçare nëse Ramos pranon të ulë pagën të paktën 10%, deri në anën tjetër, kapiteni ndjen se meriton më shumë, teksa këto ditë tha se mund të luajë së paku edhe katër apo pesë sezone në nivele të larta.

“Sergio Ramos është i hutuar. Nuk do të gjejë askund më mirë se në Real Madrid”, tha ai për ‘El Chiringuito de Jugones’.