Tensionet vazhdojnë

Serbia vazhdon ta mbajë ushtrinë në gjendje gatishmërie për të luftuar me Kosovën

Vendimi për shpalljen e gatishmërisë së plotë luftarake të Ushtrisë së Serbisë mbetet në fuqi.
Se kur do të tërhiqet dekreti, vendimi do të merret pas vlerësimit të përbashkët me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për rts ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Ai ka shtuar se vendimi për shpalljen e gatishmërisë luftarake do të jetë në fuqi derisa të vlerësohet “se sa dhe në ç’masë janë zvogëluar kërcënimet”.

Shpalljen e gatishmërisë më të lartë luftarake të Ushtrisë së Serbisë është gjatë vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Ujman.

Vulin ka thënë se KFOR-i e ka ditur në tërësi se çfarë po ndodhte në Liqenin e Ujmanit, por po shtiret të mos ketë pasur njohuri.