Serbia vazhdon ta lartësoj mikun e Millosheviqit, reagon pas vendimit të Kosovës që Handke të shpallet “person non grata”

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka komentuar me ironi vendimin e ministritë të Jashtëm të Kosovës në detyre, Behgjet Pacolli që shkrimtari Laureat i Çmimit Nobel, Peter Handke të shpallet “person non grata” (i padëshiruar) në Kosovë.

“Peter Handke për shkak të gjithave që ka bërë në Serbi është “person gratisima” (i mirëseardhur), personi më i dëshiruar dhe në çdo moment është i mirëseardhur”, ka thënë Gjuriq, transmeton Ballkani.info.

“Personit me intelekt të tij dhe veprat që e karakterizojnë dhe mënyra se si i ngjitën etiketa ditëve të fundit është për keqardhje e cila iu shërben vetëm atyre që e bëjnë këtë”, ka thënë Gjuriq.

“Ia kemi uruar Çmimin Nobel, veçanerisht në emër të qytetarëve të Serbisë nga Kosova, të cilëve iu qëndroi afër në momentet më të vështira të ekzistencës së tyre. Ai e ndau me të gjithë botën këtë”, ka thënë Gjuriq.

Shkrimtari dhe laureati i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke është shpallur person i padëshiruar (non-grata) në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Tëitter, ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Sot kam vendosur ta shpall Peter Handke si persona non-grata në Kosovë për shkak të mbështetjes që ai i dha Millosheviçit dhe politikave të tij gjenocidale në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë dhe mohimin e gjenocidit të kryer nga Serbia. Ai dhe Komiteti i Nobelit treguan mos-respekt ndaj viktimave të gjenocidit”, ka shkruar Pacolli.

Lexoni edhe: https://ballkani.info/ekskluzive-fituesi-i-cmimit-nobel-miku-i-millosheviqit-handke-mban-fanellen-me-mbishkriminkosova-eshte-serbi/