Serbia sot ndan 36 banesa pa leje për serbët në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq, po qëndron sot në Kosovë në prag të Krishtlindjeve Ortodokse.

Radio Kontakt Plus raporton se Petkoviq sot t’u dorëzojë çelësat 36 banesave për çiftet e reja serbe në Mitrovicë të Veriut.

“Apartamentet janë të destinuara për strehimin e çifteve të reja të martuara, familjeve të personave të zhvendosur brenda vendit, si dhe strehimin e popullsisë vendase”, njoftoi Zyra për Kosovë.

Banesat janë në rrugën “Luj Braja” në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku banojnë edhe shqiptarët, shkruan reporteri.net.

Petkoviq tutje do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh për krishtlindje.