LAJMI I FUNDIT

Serbia sërish provokon, mjete të blinduara të ushtrisë nisen drejt kufirit me Kosovën

Një kolonë e madhe e mjeteve të blinduara luftarake të Ushtrisë së Serbisë është vërejtur sot në rrugën kryesore Kraljevë – Rashkë, duke lëvizur në drejtim të Zonës së Sigurisë Tokësore drejt kufirit me Kosovën, raporton gazetari Tanjug, transmeton Ballkani.info.

Siç mëson Tanjug, nesër priten manovra të Ushtrisë Serbe.

Tani për tani nuk dihet nëse kjo manovër është e lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Në natën e së enjtes dhe të premtes, sulmues të panjohur hodhën tre bomba në shtëpitë familjare të përfaqësuesve të Listës Serbe në rajonin e Anamoravës dhe në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ekspert të sigurisë në Kosovë kanë thënë se këto sulme janë të dirigjuar nga inteligjenca serbe.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se ky sulm me granatë dore ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të tre serbëve, të cilët dyshohen për masakra e tortura ndaj shqiptarëve në Vushtrri e në Burgun e Smrekovnicës.

E në të njëjtën linjë mendimi me ministrin Sveçla është edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili ka theksuar se me këto veprime përmes strukturave ilegale presidenti serb, Aleksandër Vucic, po mundohet të luajë rolin e një (Vladimir) Putini (presidenti rus) të vogël në Ballkan.

“Shpërthimi është shenjë hakmarrje për arrestime  tre të arrestuarve të dyshuar për krime lufte. Edhe për të cilët ka fakte edhe pse mediat serbe kanë arsyetim ase këta nuk janë të përfshirë, por Prokuroria Speciale ka fakte se këta janë të përfshirë. Sidoqoftë… vetëm rasteve specifike e kemi pasur një sitat të qetë dhe stabile.

Vuçiq mundohet të luaj rolin e një Putini të vogël në Ballkan, me sistemin e luftës hibride. Ai nuk ka guxim të bëj invadim të Kosovë për shkak të rrezikut nga KFOR dhe NATO. Por mundohet të bëj tentativë mi futë ekstremistët në ato bazat ushtare kah Rashka…”, ka thënë Ibishi në emisionin “FIVE”.

E për ish-hetuesin policor në veri të vendit, Murat Mehmeti, strukturat ilegale dhe organizatat kriminale në veri janë të nën dirigjimin e Ministrisë së Mborjes së Serbisë.

“Njerëzit e Mbrojtjes Civile janë në dirigjimin e Ministrinë së Mbrojtjes… këta kanë filluar të armatosën që një kohë të gjatë, kanë mbajte edhe trajnime… në krye të tyre ka zyrtarë të mbrojtjes që janë të inteligjencës ushtarake e ka emrin VBA (Agjencia e Sigurisë Ushtarake) edhe ata nuk përzgjedhin njerëz të botës. grupet që i udhëheq është personi më i shkolluar në akademinë ushtare, ka qenë studenti dytë më i mirë në gjeneratën tij. Mbiemri i tij është Veselinoviq, nuk e ka kushëri Zvokon”, ka thënë Mehmeti.

Më tej Mehemti ka shtuar se për veprime kriminale ka persona të mjaftueshëm që janë të gatshëm në veri të Kosovës, duke theksuar se asnjëherë nuk ndodhin rastësisht.