Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë prezantimit të rezultateve analitike mbi aftësitë operacionale të Forcave të Armatosura të Serbisë për vitin 2023, tha se vendi duhet të pajiset me një numër të madh të dronëve kamikaze, duke vlerësuar se kjo do të kontribuojë në kapërcimin e aftësive mbrojtëse të fqinjëve rajonalë.
Vuçiç, pas takimit ku u prezantuan rezultatet analitike të aftësive operacionale dhe funksionale të ushtrisë serbe dhe ekspozimit statik të armëve dhe pajisjeve ushtarake, theksoi se nga buxheti i paraparë për ushtrinë më së shumti para do të shkojnë për rritjen e pagave, ndërsa përmendi doktriknën ushtarake të mbrojtjes totale.
“Nëse shikoni se si po armatosen fqinjët rreth nesh, ne në përputhje me rrethanat duhet të forcojmë mbrojtjen – mbrojtjen totale. Ne jemi i vetmi vend neutral, ne nuk kërcënojmë askënd, integriteti ynë territorial është kërcënuar dhe në botën moderne, ku çmenduria po vazhdon, ne duhet të jemi gati”, deklaroi Vuçiç.
Doktrina ushtarake e Serbisë bazohet në konceptin e mbrojtjes totale – një term që nënkupton se në rast lufte apo emergjence, të gjithë sektorët e qeverisë dhe ekonomisë – sikurse ushtarake, ashtu edhe civile – janë të përfshirë drejtpërdrejtë në planifikimin e mbrojtjes.
VIDEO BONUS: Gastronomet të shqetësuar për ndalimin e cigares në ambiente të mbyllura – Puna bie mbi 50%







