Dragoslav Rasheta nga Rruga e Tretë e Re dhe Nemanja Todoroviq Shtiplija dhe EWB, me rastin e njoftimit të zyrtarëve evropianë se të gjitha negociatat dhe marrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, që flet për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, do të të përfshihen në kapitullin 35 të negociatave të Serbisë me BE-në, pajtohen se ky është një sinjal i qartë nga zyrtarët evropianë dhe se të dyja palët duhet ta përmbushin atë që kanë premtuar.
“Mendoj se autoritetet serbe duhet të mësojnë se duhet t’i respektojnë ato fjalë që thuhen në drejtim të BE-së. Nëse në mars ata pranuan marrëveshjen dhe aneksin e marrëveshjes që do të përfshihet në kapitullin 35… Unë e shoh këtë sjellje ekskluzivisht për përdorim të brendshëm”, thotë Shtiplija, transmeton Ballkani.info.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët tha se nuk mendon se është e mundur që Marrëveshja e Ohrit në tërësi të bëhet pjesë e kapitullit 35, sepse në atë mënyrë Bashkimi Evropian do t’i mbyllte derën Serbisë.
“Unë nuk mendoj se është e mundur që (Marrëveshja e Ohrit) në tërësi të jetë pjesë e kapitullit 35 të negociatave, sepse kjo do t’i mbyllte derën Serbisë. Nëse e vendosni anëtarësimin e Kosovës në OKB si pjesë të atij kapitulli, atëherë është e qartë se ju nuk e dëshironi Serbinë… Nuk besoj se është e mundur dhe nuk besoj se do të marrin një vendim të tillë”, tha Vuçiq.
Rasheta vlerëson se Serbisë nuk i kërkohet vetëm njohja de facto e Kosovës, “por Aneksi flet për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, fatkeqësisht është tepër vonë për ta ndryshuar këtë”.
“Nuk do të mund të shmangen disa dispozita, siç është pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Do të shohim se cila do të jetë strategjia e autoriteteve serbe pas zgjedhjeve, a do të ndryshojë”, thotë Rasheta për N1.
Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti ranë dakord më 27 shkurt në Bruksel për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe më 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të atij dokumenti. Në ato dokumente thuhet se ato bëhen pjesë përbërëse e kuadrit të negociatave në procesin e anëtarësimit në BE dhe se mosrespektimi i detyrimeve që rrjedhin prej tij mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative në rrugën evropiane të secilës palë.
“Palët e pranojnë se Marrëveshja dhe Aneksi Zbatues do të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Palët pranojnë që menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, BE-ja do të fillojë procesin e ndryshimi i kritereve për Kapitullin 35 për Serbinë për shkak të detyrimeve që dalin nga Marrëveshja dhe nga ky Aneks. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim do të pasqyrojë në mënyrë të barabartë obligimet e reja të Kosovës që dalin nga Marrëveshja dhe kjo Aneks”, thuhet në Aneksin e Zbatimit të dakorduar në Ohër. /Ballkani.info/
VIDEO BONUS: Anita për herë të parë flet për lajmet se është rrahur nga Ramushi!







