Serbia ka marrë vendim që të gjitha mallërat evropiane që kanë destinacion Kosovën dhe anasjelltas të mos lejohen të qarkullojnë rrugëve të saj.
Vendimi ka hyrë në fuqi në ora 00:00, të mëngjesit të sotëm.
Biznesmen kosovarë i kanë treguar Insajderit, se kamionët me mallra që kanë destinacion Kosovën nuk po lejohen të futen nga Kroacia dhe Hungarian në Serbi.
“Radhë të gjata kamionësh janë krijuar në kufi të këtyre dy shteteve”, ka deklaruar një tregtar.
Ndërsa nga Qeveria kanë thënë se ende nuk kanë informacione zyrtare për një veprim të tillë.







